Humb jetën në aksident gjyqtari që kishte në “dorë” çështjen e Netanyahut, policia nis hetimet
Gjyqtari Benny Sagi, president i Gjykatës së Qarkut Beersheba, humbi jetën pasi një automjet u përplas me motorin e tij në autostradë. Sipas policisë, një automjet që po lëvizte jashtë rruge doli në autostradë dhe goditi motorin e Sagi-t. Aksidenti ndodhi pranë kibucit Kfar Menachem, në lindje të Ashdodit. Shërbimi i emergjencës Magen David Adom njoftoi se mjekët dhe paramedikët që mbërritën në vendngjarje e përshkruan aksidentin si “tronditës”. Ata e gjetën Sagi-n të shtrirë në rrugë, me plagë të shumta dhe pa shenja jete, dhe e shpallën të vdekur në vend. Policia ka hapur një hetim për rrethanat e aksidentit. Oficerë nga stacioni policor i Kiryat Malachi dhe hetues të aksidenteve rrugore po shqyrtojnë shkaqet e përplasjes. Sagi u emërua president në detyrë i...
Burimi:
top-channel.tv