Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Horror në Kaliforni/ Ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, gjendet trupi i pajetë i atletes amerikane, hetimet zbulojnë se u sulmua nga një peshkaqen
Një atlete 55-vjeçare e disiplinës triatlon, ka humbur jetë në një sulm të tmerrshëm nga një peshkaqen në brigjet e Kalifornisë. Siç raporton New York Post, Erica Fox ishte zhdukur që nga java e kaluar kur, sipas dëshmitarëve, ajo u pa duke notuar në brigjet e Pacific Grove, në Monterey Bay, kur një peshkaqen e sulmoi. Që atëherë, atletja ishte shpallur e zhdukur nga autoritetet lokale pasi trupi i saj nuk ishte gjetur. Në fakt, dëshmitarët okularë raportuan se kishin parë një peshkaqen me një trup njeriu në gojë të dilte nga uji dhe pastaj të fundosej përsëri. Sot, frika e të gjithëve u konfirmua pasi, pas disa ditësh kërkimesh, mbetjet e gruas 55-vjeçare u gjetën në breg, pranë vendit ku ajo u sulmua për...