Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit
Venezuela, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, ka marrë një vendim që shënon fundin e një epoke ideologjike dhe ekonomike. Parlamenti i vendit miratoi këtë të enjte (29 janar 2026) një reformë radikale që i hap dyert kapitalit privat në sektorin e naftës, duke zhbërë kështu politikën e “kontrollit të ngurtë shtetëror” të vendosur nga Hugo Çavez dhe pasuesit e tij prej më shumë se çerek shekulli. Ligji, i cili kaloi në lexim të dytë në Asamblenë Kombëtare, tashmë pret vetëm vulën finale: nënshkrimin ekzekutiv nga Presidentja e përkohshme de facto, Delcy Rodríguez, për të hyrë zyrtarisht në fuqi. Ajo që e bën këtë vendim historik është fakti se u votua nga vetë Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës (PSUV), forca politike e...
Burimi:
javanews.al