Hetimi i bujshëm në Itali, i moshuari dyshohet se u pagua nga ushtria serbe për të vrarë njerëz të pafajshëm në Sarajevë në ’90-ën

Hetimi i bujshëm në Itali, i moshuari dyshohet se u pagua nga ushtria serbe për të vrarë njerëz të pafajshëm në Sarajevë në ’90-ën

Një burrë i moshuar italian është nën hetim si pjesë e një hetimi nga prokurorët në Milano ndaj individëve që dyshohet se u kanë paguar anëtarëve të ushtrisë serbe të Bosnjës për udhëtime në Sarajevë, në mënyrë që ata të vrisnin qytetarë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990. Sipas The Guardian, 80-vjeçari po hetohet për akuzat e vrasjes së rëndë. I moshuari, një ish-shofer kamioni nga rajoni verior italian i Venetos, është i dyshuari i parë që vihet nën hetim që nga fillimi i hetimit në nëntor. Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga granatimet dhe gjuajtjet me snajper midis viteve 1992 dhe 1996 në rrethimin më të gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia....