Hetimet, zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

Hetimet, zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

Bota E Premte, 2 Janar 2026 16:33 Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar shkaqet e zjarrit tragjik që shpërtheu në një bar të një resorti skish, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar. Sipas hetimeve paraprake, zjarri ka nisur nga fishekzjarre ose flakadanë të vendosur në shishe shampanje, të cilat janë afruar shumë pranë tavanit të lokalit. Kryeprokurorja Beatrice Pilloud bëri të ditur për mediat se disa nga pistat kryesore të hetimit tashmë janë vërtetuar. “Në këtë fazë të hetimeve, gjithçka tregon se zjarri u shkaktua nga fishekzjarre apo flakadanë të vendosur në shishe shampanje. Ato u afruan tepër pranë tavanit dhe brenda pak çastesh shkaktuan një zjarr të fuqishëm,” deklaroi ajo. Flakët u përhapën me shpejtësi të jashtëzakonshme, çka dyshohet se u favorizua nga materiali sintetik...