Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Ushtria amerikane tha të mërkurën se ka vrarë një zyrtar iranian që drejtonte njësinë e dyshuar për atentat ndaj presidentit amerikan Donald Trump. “Udhëheqësi i njësisë që tentoi të vriste Presidentin Trump është ndjekur dhe është vrarë. Irani u përpoq të vriste Presidentin Trump dhe Presidenti Trump pati fjalën e fundit”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp. “Edhe pse kjo nuk ishte në asnjë mënyrë fokusi i operacionit, në fakt nuk është ngritur kurrë si çështje nga Presidenti apo ndokush tjetër, unë u sigurova, dhe të tjerë u siguruan, që ata që ishin përgjegjës për këtë të përfshiheshin përfundimisht në listën e objektivave”, u tha Hegseth gazetarëve. Ai nuk e bëri publik emrin e individit, por tha se operacioni u...