Hapja e Ngushticës së Hormuzit, vjen reagimi nga Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar për situatën në Ngushticën e Hormuzit përmes një postimi në Truth Social, duke theksuar se kalimi detar është tashmë “plotësisht i hapur dhe gati për aktivitet”. Megjithatë, ai ka sqaruar se kjo nuk do të thotë lehtësim i presionit ndaj Teheranit. Sipas tij, bllokada detare do të vijojë të mbetet në fuqi ekskluzivisht për Iranin, deri në finalizimin e plotë të marrëveshjes mes dy vendeve. Ndërkohë, çmimi i naftës shënoi një rënie prej 10% pas njoftimit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Gardat Revolucionare të Iranit (IRGC) deklarojnë se janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur asaj që e cilësojnë si agresion izraelito-amerikan, ndërsa një zyrtar pakistanez pretendon se një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit është shumë pranë....
Burimi:
javanews.al