Hapet Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës në Harbin të Kinës

Hapet Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës në Harbin të Kinës

Mbrëmjen e së hënës u hap në parkun “Bota e Akullit dhe e Borës” Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës i Harbinit të Kinës. Festivali i Akullit dhe Borës i Harbinit, i themeluar në vitin 1985, është festivali i parë ndërkombëtar në Kinë që përqendrohet në aktivitetet e akullit dhe borës. Ai konsiderohet si një nga katër festivalet kryesore të akullit dhe borës në botë, së bashku me Festivalin e Borës në Saporo të Japonisë, Karnavalin Dimëror të Kebekut në Kanada dhe Festivalin e Skive të Oslos në Norvegji. Foto nga VCG Në sezonin e kaluar të akullit dhe borës, provinca Heilongjiang pati një rritje vjetore prej përkatësisht 18.5 % dhe 30.7% në numrin e turistëve dhe në shpenzimet totale të turizmit. Vlerësohet...