“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran

“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran

Donald Trump këmbëngul se ka pasur bisedime paqeje, Irani mohon: Sesi qëndron e vërteta, kjo mbetet prej ditësh temë diskutimi. Por ndërkohë, kanë dalë në dritë raportime sipas të cilave administrata amerikane po shqyrton në heshtje kryetarin konservator të Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, si një partner të mundshëm për negociata me SHBA-në, dhe ndoshta edhe si lider të ardhshëm të Iranit, në vazhdën e vdekjes së liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Djali i Khameneit, Mojtaba, i emëruar pas vdekjes së të atit, nuk është parë më në publik, e kjo ka krijuar pasiguri rreth gjendjes së tij dhe potencialit të tij për të udhëhequr vendin. Qalibaf, 64 vjeç, ka një karrierë të gjatë në politikë, e ka shërbyer edhe si komandant i forcave ajrore...