“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Trescore Balneario, në provincën e Bergamos në Itali, ku një mësuese 57-vjeçare është plagosur rëndë me thikë nga një nxënës 13-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme jashtë institutit shkollor në rrugën Damiano Chiesa. Sipas informacioneve të para, adoleshenti, i cili ndjek klasën e tretë të shkollës së mesme të ulët, e ka sulmuar mësuesen me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë pas incidentit, ai është neutralizuar dhe ndaluar nga autoritetet. Mësuesja është transportuar me helikopter drejt spitalit në Bergamo, ku ndodhet në gjendje jo të mirë, por jashtë rrezikut për jetën. Detaje shqetësuese kanë dalë në dritë lidhur me autorin e mitur. Ai kishte veshur pantallona kamuflazhi dhe një bluzë me mbishkrimin “Vendetta” (“Hakmarrje”). Në çantën...