Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar sërish pas deklaratës së homologut amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit tha se Kolumbia mund të përballet me një operacion ushtarak, si në Venezuelë. Përmes disa postimesh në rrjetet sociale, Petro thotë se ashtu si venezuelianët, edhe kolumbianët duhet të dalin në rrugë, për të mbrojtur sovranitetin e vendit. “Dhe të rinjtë venezuelianë kanë dalë në rrugë për të mbrojtur vendin e tyre. Të gjithë venezuelianët, kolumbianët dhe latino-amerikanët duhet të dalin në rrugë. Sovraniteti kombëtar është sovranitet popullor.”, shkruan Petro. Më herët, Petro deklaroi se emri i tij nuk shfaqet në asnjë trafik droge, duke rrëzuar deklaratën e Trump. Petro kujtoi gjithashtu se si komandant suprem i Forcave të Armatosura, për të luftuar trafikimin e drogës,...