Groenlanda në qendër të vëmendjes: Ushtarakë evropianë mbërrijnë, Trump këmbëngul për blerje
Bota E Enjte, 15 Janar 2026 18:10 Një kontingjent i vogël ushtarak francez ka mbërritur në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, ndërsa disa shtete evropiane po dislokojnë forca të kufizuara në një mision zbulimi. Ky dislokim, që përfshin Gjermaninë, Suedinë, Norvegjinë, Finlandën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të insistojë për blerjen e ishullit Arktik, një pjesë gjysmë-autonome e Danimarkës. Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se kontingjenti fillestar do të përforcohej së shpejti me “mjete tokësore, ajrore dhe detare”, duke e parë misionin si një sinjal të fortë politik për SHBA-në se NATO është e pranishme. Diplomatët francezë konfirmuan se dislokimi fillestar francez përfshinte 15 persona, ndërsa Gjermania dërgoi një avion transporti me 13 ushtarë. Kjo zhvillim...
Burimi:
kohajone.com