“Groenlanda do të jetë territor i SHBA-së në vitin 2026”, Trump ngjyros edhe Kanadanë me flamurin amerikan
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përdorur Inteligjencën Artificiale për të treguar se sa shumë dëshiron që Groenlanda të bëhet territor amerikan. Trump shfaqet në rrjete sociale duke mbajtur flamurin amerikan dhe duke u përgatitur ta vendosë atë në tokën e Groenlandës, duke kujtuar foton historike me Marinsat Amerikane nga Iwo Jima. Foto nga Iwo Jima Në të njëjtën foto me të janë nënpresidenti i SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, ndërsa ka edhe një tabelë që shkruan “Groenlanda, territor i SHBA-së në vitin 2026”. Në foton e dytë, Trump ka modifikuar një foto nga takimi që ai pati me udhëheqësit evropianë në gusht 2025. Në versionin e Trump, shfaqet një hartë me territoret që i përkasin SHBA-ve, ku Groenlanda është e ngjyrosur...
Burimi:
vizionplus.tv