Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale e cila nga 1 Prilli shkon në 920 euro bruto sipas njoftimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Bëhet fjalë për rritjen e gjashtë radhazi që nga viti 2019, ndërsa vetëm nga viti i kaluar paga bazë shtohet me 40 euro në muaj, ose rreth 4,5 për qind. Kjo rritje nuk prek vetëm punonjësit që paguhen me minimumin, por “tërheq” automatikisht lart edhe një sërë pagesash dhe përfitimesh të lidhura me të. Ndryshojnë, ndër të tjera, shtesat për vjetërsinë në punë, të ashtuquajturat “periudha trevjeçare”, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku. Rritje do të ketë edhe për një numër të madh përfitimesh sociale. Shtesa për personat e martuar, që përllogaritet në 10 për qind...