Greqia rrit pagën minimale në 920 euro – gjashtë herë rritje që nga 2019
Qeveria greke njoftoi se paga minimale do të rritet nga 1 prilli, duke arritur në 920 euro bruto, sipas deklaratës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kjo shënon rritjen e gjashtë me radhë që nga viti 2019, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar, paga bazë është rritur me 40 euro në muaj. Përveç punonjësve që marrin pagën minimale, rritja ndikon edhe në një varg pagesash të lidhura, si shtesat për përvojën në punë dhe periudhat e njohura si trevjeçare. Kryeministri Mitsotakis theksoi se kjo përfaqëson një vijim të politikës së rritjes së të ardhurave në vitet e fundit. “Ky shtim prej 40 eurosh në muaj krahasuar me vitin e kaluar përkthehet në një rritje kumulative prej mbi 415% që nga viti...
Burimi:
syri.net