Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare
Flota e Marinës Ushtarake Greke u pasurua sot zyrtarisht me fregatën e parë të tipit Belharra, që mban emrin “Kimon”. Ceremonia e emërtimit dhe ngritjes së flamurit grek u zhvillua në kantieret detare të Lorient-it, në Francë, në prani të përfaqësuesve politikë dhe ushtarakë të Greqisë dhe Francës. Sipas traditës detare, pas përfundimit të ceremonisë, ekuipazhi hipi në anije, duke shënuar hyrjen formale të saj në shërbim. “Kimon” është e para nga katër fregatat Belharra që Greqia do të marrë, në kuadër të bashkëpunimit strategjik me Francën në fushën e mbrojtjes. Kryeministri grek, Mitsotakis nga Brukseli, foli për një fazë të re modernizimi të Forcave të Armatosura, ndërsa ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias që morri pjesë në ceremoni, theksoi se bëhet fjalë për një hap...