Greqia feston përvjetorin e Revolucionit të vitit 1821, paradë me dronë dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes

Greqia feston përvjetorin e Revolucionit të vitit 1821, paradë me dronë dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes

Greqia festoi sot 25 marsin, përvjetorin e Revolucionit të vitit 1821 dhe njëkohësisht festën e Ungjillëzimit. Festa ka nisur me ngritjen e flamurit kombëtar tek Shkëmbi i Shenjtë i Akropolit, i ndjekur nga 21 të shtëna ceremoniale topash nga kodra e Likavitos. Me pas në prani të udhëheqjes shtetërore, politike dhe ushtarake, si dhe mijëra qytetarëve, Forcat e Armatosura dhe forcat e sigurisë parakaluan në Sheshin Sintagma, në një paradë madhështore ushtarake. Përveç mjeteve të blinduara dhe tankeve, artilerisë së rëndë dhe sistemeve raketore, u prezantuan gjithashtu njësi të specializuara për çminim, komunikim dhe mbrojtje kundër kërcënimeve kimike e bërthamore. Në qiell, avionët luftarakë dhe helikopterët realizuan fluturime spektakolare, ndërsa parakaluan komandot, marinsat dhe njësitë elitare të ushtrisë. “Liria jonë e garantuar nënkupton edhe më...