Grabitja e frikshme si në filma në Itali, maska aktorësh, pengje dhe arratisja me tunel poshtë bankës
Ishte një grabitje përtej çdo skenari filmash. Napoli është tronditur nga ajo që ndodhi në mes të ditës në lagjen Arenella të sheshit Medaglie d’Oro. Grabitësit hynë me forcë në një degë të Crédit Agricole dhe u barrikaduan me 25 pengje, përfshirë klientë dhe stafin. Karabinierët siguruan zonën dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit, hapën me forcë hyrjen prej xhami për të hyrë në bankë. Më pas filluan negociatat, të cilat kulmuan me lirimin e pengjeve. Gjashtë persona, përfshirë punonjës dhe klientë të degës, kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të shokut. Pasdite, një grup forcash speciale nga Livorno bastisi degën, por askush nuk ishte brenda. Banda, pasi zbrazi kasafortat, është arratisur. Hipoteza është se arratisja ishte e mundur përmes një vrime të bërë natën e kaluar...
Burimi:
javanews.al