Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran
Izraeli goditi dhjetëra objektivë ushtarakë rreth Teheranit, në valën e 10-të të sulmeve kundër Republikës Islamike. Shpërthime të reja pati në kryeqytet, ku u vu në shënjestër selia e Basij, një forcë paraushtarake e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, e po ashtu platformat e lëshimit të raketave dhe sisteme mbrojtëse. Paralelisht, shteti hebre vijon bombardimet ajrore në shtetin fqinj të Libanit, ku paralajmëroi qytetarët në pjesë të Bejrutit jugor të largohen. Ndërtesa që, sipas Izraelit, janë të lidhura me Hezbollahun, janë goditur nga raketa, me një bilanc prej mbi 11 viktimash. Irani, nga ana tjetër, vijon sulmet hakmarrëse kundër bazave të SHBA dhe aleatëve në rajon. Mbrëmjen e së hënës, dronët e Teheranit shënjestruan godinën e konsullatës amerikane në Dubai. Video që qarkulluan në...
Burimi:
opinion.al