Gjyshi merr pa dashje nga kopshti mbesën “e gabuar”, merren masa për institucionin

Gjyshi merr pa dashje nga kopshti mbesën “e gabuar”, merren masa për institucionin

Një incident i rëndë në një kopsht në Merseyside të Anglisë ka ngritur shqetësime për sigurinë e fëmijëve, pasi një vajzë 2-vjeçare iu dorëzua gabimisht gjyshit të një fëmije tjetër, i cili u largua me makinë për rreth 10 minuta para se të kuptonte gabimin dhe ta kthente në kopsht. Ngjarja ndodhi më 10 qershor në kopshtin Kids Planet Crosby. Nëna e vajzës, Jody Riley, tha se u njoftua me telefon nga stafi se vajza e saj, Rosie, ishte marrë gabimisht nga një person tjetër. Pas incidentit, ajo vendosi të mos e dërgonte më të bijën në këtë institucion dhe të kujdesej vetë për të. Pas vetëraportimit të rastit nga kopshti, autoriteti britanik për inspektimin e arsimit, Ofsted, zhvilloi një kontroll të jashtëzakonshëm. Raporti i...