Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv që takson me 10% të gjitha shtetet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa shtesë prej 10% për importet nga të gjitha vendet, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i shpalli të paligjshme shumë nga tarifat që ai kishte vendosur ndaj partnerëve tregtarë të Uashingtonit. Donald Trump e njoftoi vendimin e tij në një postim në platformën Truth Social, duke deklaruar: “Është nder i madh për mua që sapo kam nënshkruar në Zyrën Ovale një tarifë globale prej 10% për të gjitha vendet, e cila do të hyjë në fuqi pothuajse menjëherë.” Për herë të parë, presidenti amerikan aktivizoi Seksionin 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i lejon presidentit të vendosë tarifa deri në 15% për deri në 150 ditë, pa miratimin...
Burimi:
top-channel.tv