Gjykata në Paris shpall fajtorë 10 persona për cyber-bullizëm ndaj Brigitte Macron

Gjykata në Paris shpall fajtorë 10 persona për cyber-bullizëm ndaj Brigitte Macron

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për cyber-bullizëm ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron, nga një gjykatë në Paris. Të pandehurit akuzoheshin se kishin përhapur pretendime të rreme mbi gjininë dhe seksualitetin e saj, si edhe kishin bërë komente keqdashëse lidhur me diferencën e moshës prej 24 vitesh mes çiftit presidencial. Shumica e të akuzuarve u dënuan me burg me kusht deri në tetë muaj, ndërsa njëri prej tyre u dërgua menjëherë në burg për shkak se nuk u paraqit në seancë. Disa prej tyre patën edhe pezullim të llogarive në rrjetet sociale. Gjykatësi deklaroi se tetë burra dhe dy gra kishin vepruar me një qëllim të qartë për të dëmtuar Brigitte Macron, duke publikuar komente fyese, poshtëruese dhe denigruese në internet. Dy...