Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e Osmanit në lidhje me anëtarët e KQZ

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e Osmanit në lidhje me anëtarët e KQZ

Vjosa Osmani PRISHTINË- Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Osmani ka kërkuar vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113” të Kushtetutës, përkatësisht në mes të saj dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Kosovës” sa i përket emërimit të anëtarëve të KQZ-së. Gjykata tha se nuk janë plotësuar kriteret e kërkuara kushtetuese në lidhje me ngritjen e “konfliktit të kompetencave kushtetuese”. Kushtetuesja tregoi se në rastin konkret, konflikti i kompetencave është ngritur me një kompetencë të presidentes që nuk është e përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin e zgjedhjeve të përgjithshme. Kjo pasi, kjo kompetencë buron nga paragrafi 6 i nenit 61...