Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka kërkuar liderëve të BE-së të mbajnë fjalën për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga një vizitë në Irlandë, shteti anëtar që udhëheq këtë 6-mujor Presidencën e BE-së, Merz kërkoi që të mos vonohet anëtarësimi i Malit të Zi. “Sa i përket zgjerimit të BE-së, ne patëm një takim shumë të mirë të Komunitetit Politik Europian në Mal të Zi. Mali i Zi është gati për t’u anëtarësuar në BE, ata kanë përmbushur çdo detyrim. Ndërkohë, ne s’kemi anëtarësuar asnjë vend të ri në BE prej 13 vitesh. E kemi thënë që BE-ja është e hapur për vende europiane që plotësojnë kushtet dhe kriteret e Kopenhagenit. Mali i Zi po e bën këtë. BE-ja gjithashtu duhet të mbajë fjalën....
Burimi:
javanews.al