Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin e ish-kancelarit Schröder në Ukrainë

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin e ish-kancelarit Schröder në Ukrainë

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin që ish-kancelari Gerhard Schröder të ndërmjetësojë në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, deklaroi se Rusia i njeh personat përgjegjës në Europë për çështjet e negociatave dhe se ekziston tashmë një kornizë e qartë ndërmjetësimi. “Nëse Moska dëshiron seriozisht negociata, atëherë dihet kush përfaqëson palën europiane”, tha ai. Sipas Berlinit, Europa duhet të ketë rol të drejtpërdrejtë në çdo proces paqeje dhe nuk mund të lihet jashtë vendimeve për të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë europiane. Propozimi i Putinit ka shkaktuar reagime të ndryshme në Gjermani. Partitë e Gjelbërve dhe e Majta e kundërshtuan hapur idenë, duke theksuar se Schröder nuk ka më besueshmëri në Europë për...