Gjermania pro armës bërthamore evropiane/ Fischer sfidon SHBA dhe NATO-n

Gjermania pro armës bërthamore evropiane/ Fischer sfidon SHBA dhe NATO-n

Ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard, dhe homologu i saj gjerman, Johann Wadephul, mbajtën një konferencë shtypi pas bisedimeve bilaterale. Gjermania dhe Suedia janë “në mënyrë të veçantë të të njëjtit mendim” në çështjet themelore, tha Wadephul pas bisedimeve. Të dyja vendet kanë vlerësim shumë të ngjashëm të situatës së politikës së sigurisë. Lëvdata të qarta erdhën edhe nga Suedia: bashkëpunimi me Gjermaninë është më i rëndësishëm se kurrë, tha Stenergard. Por pavarësisht qëndrimeve të dukshme të përbashkëta, atmosfera është serioze. BE dhe NATO-ja duhet të përgatiten për një përballje afatgjatë me Rusinë, paralajmëroi Stenergard. Wadephul-i tha në Stokholm se qeveria federale gjermane është e hapur për bisedime për mbrojtjen bërthamore me Francën. Megjithatë, zbatimi konkret i masave të nevojshme do të kërkonte mjaft...