Gjermania po shqyrton mundësinë e daljes në pension në moshën 70 vjeç

Gjermania po shqyrton mundësinë e daljes në pension në moshën 70 vjeç

Gjermania ka hapur një debat rreth rritjes së moshës së daljes në pension, me punëtorët gjermanë që e refuzojnë atë, por ekonomistët e konsiderojnë si të vetmen rrugëdalje, duke pasur parasysh shkallën e ulët të lindjeve dhe rritjen e vazhdueshme të jetëgjatësisë. Diçka që vlen jo vetëm në Gjermani, por edhe në disa vende evropiane, përfshirë Greqinë, me atë që kjo mund të nënkuptojë për të ardhmen. Në një përpjekje për ta bërë sistemin e pensioneve të qëndrueshëm në planin afatgjatë, Komiteti i Pensioneve i Qeverisë Gjermane do të shqyrtojë të hënën e ardhshme, më 23 shkurt, mënyrat për të rregulluar moshën e daljes në pension në 70 vjeç, shkruan gazeta ‘Bild’. Ekonomisti Holger Schaefer, nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW), beson se propozimi për një...