Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, do të shpenzojë mbi 160 miliardë euro vitin e ardhshëm

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, do të shpenzojë mbi 160 miliardë euro vitin e ardhshëm

Gjenerali Carsten Breuer, kreu i forcave të armatosura gjermane, po udhëheq një transformim të shpejtë dhe historik të ushtrisë së Gjermanisë, me synimin që vendi të kthehet në fuqinë më të madhe ushtarake konvencionale në Europë. Ai paralajmëron se Rusia, përmes rritjes së shpejtë të kapaciteteve ushtarake, rekrutimeve dhe investimeve në armatim, mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një konflikt të madh kundër NATO-s deri në vitin 2029. Sipas Breuer (ndoshta ushtaraku më i fuqishëm në Europë), situata aktuale është ndër më të rrezikshmet që ka parë Europa në dekada, ndaj përgatitja duhet të jetë urgjente dhe e plotë. Nën drejtimin e Breuer, Gjermania po rrit ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes, i cili pritet të arrijë në mbi 160 miliardë euro në vitet e ardhshme,...