Gjermania lehtëson eksportin e armëve për Gjirin Persik dhe Ukrainën
Qeveria gjermane miratoi një autorizim të përgjithshëm, i cili lehtëson eksportet e armëve drejt rajonit të Gjirit Persik dhe Ukrainës. Qeveria federale gjermane po lehtëson rregullat për eksportin e disa pajisjeve të caktuara ushtarake për një sërë shtetesh të Gjirit Persik dhe për Ukrainën. Kjo mundësohet pas hyrjes në fuqi të një autorizimi të ri të përgjithshëm, i cili është i vlefshëm për gjashtë muaj. Këtë e bëri të ditur Ministria Federale e Ekonomisë. Eksportuesit tani mund të përfitojnë nga leje më të shpejta eksporti, pa qenë nevoja të paraqesin më parë një kërkesë për eksport pranë Zyrës Federale për Ekonominë dhe Kontrollin e Eksporteve (BAFA). Pajisjet për mbrojtjen ajrore urgjentisht të nevojshme Ministrja federale e Ekonomisë, Katherina Reiche, tha se sulmet e Iranit ndaj...
Burimi:
top-channel.tv