Gjermania lehtëson eksportet e armëve në Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve në Gjirin Persik

Qeveria federale gjermane po lehtëson rregullat për eksportin e disa pajisjeve të caktuara ushtarake për një sërë shtetesh të Gjirit Persik dhe për Ukrainën. Kjo mundësohet pas hyrjes në fuqi të një autorizimi të ri të përgjithshëm, i cili është i vlefshëm për gjashtë muaj. Këtë e bëri të ditur Ministria Federale e Ekonomisë. Eksportuesit tani mund të përfitojnë nga leje më të shpejta eksporti, pa qenë nevoja të paraqesin më parë një kërkesë për eksport pranë Zyrës Federale për Ekonominë dhe Kontrollin e Eksporteve (BAFA). Pajisjet për mbrojtjen ajrore urgjentisht të nevojshme Ministrja federale e Ekonomisë, Katherina Reiche, tha se sulmet e Iranit ndaj shteteve të Gjirit Persik i kanë bërë atje urgjentisht të nevojshme pajisjet ushtarake, veçanërisht ato për mbrojtjen ajrore. Në të njëjtën kohë edhe Ukraina vazhdhon të...