Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren! Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme
Në kuadër të punimeve të Bordit të Paqes, Gjeneral Majori Jeffers amerikan deklaroi se disa vende kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar me ndihmë ushtarake në funksion të stabilizimit të situatës në Gaza. Sipas tij, pesë vendet e para që kanë ofruar mbështetje ushtarake janë Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Maroku. Ai bëri të ditur gjithashtu se Egjipti dhe Jordania kanë ndërmarrë hapa për të forcuar angazhimin e tyre në terren, duke kontribuar në trajnimin e forcave policore. “5 vendet e para kanë ofruar ndihmë ushtarake. Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani, Maroku. Egjipti dhe Jordani kanë forcuar për të trajnuar policinë. Më këto hapa të parë kërkojmë të sjellim siguri për paqe të qëndrueshme në Gaza”, tha ai.
Burimi:
javanews.al