Gjendet pas 13 vitesh avioni që u zhduk papritur, gjobitet me 85 mijë paund për parkim të gabuar

Gjendet pas 13 vitesh avioni që u zhduk papritur, gjobitet me 85 mijë paund për parkim të gabuar

Një avion pasagjerësh Boeing, i cili kishte humbur më shumë se një dekadë më parë, është gjetur dhe tani përballet me një gjobë të konsiderueshme për parkim e akumuluar ndër këto vite. Air India tha se kishte humbur një nga avionët e saj në Aeroportin e Kalkutës në vitin 2012. Avioni duket se ishte zhdukur nga të dhënat zyrtare derisa aeroporti kontaktuar linjën ajrore për të kërkuar që Boeing 737-200 të hiqej. Linja ajrore tani është gjobitur me një shumë prej 85 mijë paund për tarifat e parkimit të grumbulluara gjatë këtyre viteve. Sipas raportimeve, Air India fillimisht mohoi se avioni ishte i tyre. Megjithatë, auditi i brendshëm i linjës ajrore identifikoi aeroplanin 30 tonësh dhe 30 metra të gjatë si avionin e tyre të...