Gjarpërinjtë blu helmues kthehen në trend në Kinë pas suksesit të “Zootopia 2”, të rinjtë po i blejnë si kafshë shtëpiake
Gjarpërinjtë blu, sa të bukur aq edhe jashtëzakonisht helmues, janë kthyer në trendin më të ri në Kinë, pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit të animuar “Zootopia 2”. Një 21-vjeçar bleu një gjarpër indonezian për 1.850 juanë (rreth 260 dollarë), vetëm dy ditë pas daljes në kinema të filmit të Disney-t më 26 nëntor. Personazhi i tij i preferuar ishte risia e këtij filmi, “Gary De’Snake”, i cili besohet se është frymëzuar nga një specie gjarpri e Azisë Juglindore. “Zootopia 2 po i ndihmon zvarranikët shtëpiakë të kenë një imazh më të mirë nuk janë krijesa të çuditshme, dhe Gary është personazhi më përfaqësues mes tyre,” tha i riu për CNN. “Më pëlqen entuziazmi dhe ndjenja e përgjegjësisë që ai ka.” Filmi, i cili u...