Giorgia Meloni: Kush proteston kundër Lojërave Olimpike është armik i Italisë

Giorgia Meloni: Kush proteston kundër Lojërave Olimpike është armik i Italisë

Kryeministrja e Italianë Giorgia Meloni ka reaguar ashpër pas protestave në vend kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore. Meloni i ka cilësuar protestuesit “armiq të Italisë”, të cilët përveç përplasjeve të ashpra me policinë, kanë sabotuar gjithashtu dhe infrastrukturën hekurudhore. “Ja kush janë: armiqtë e Italisë dhe të italianëve, që protestojnë kundër Lojërave Olimpike dhe dërgojnë këto imazhe në televizionet e gjithë botës. Ndërkohë që të tjerët prisnin kabllot e hekurudhës për të penguar nisjen e trenave,” shkroi Meloni, duke shprehur gjithashtu mbështetje për forcat e sigurisë të Milanos dhe për ata që “do të shohin punën e tyre të pengohet nga këto banda kriminale”. Të shtunën pasdite, mijëra njerëz dolën në protesta në Milano. Incidentet ndodhën në zonën Corvetto, kur një grup i vogël...