Gaza dhe Irani në fokus?! Netanyahu niset drejt SHBA-ve, do të takojë Trump
Jeruzalem, 28 dhjetor 2025 – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takojë Presidentin amerikan Donald Trump të hënën në Florida. Kështu ka njoftuar një zyrtar izraelit për mediat e huaja. Takimi shihet si një vizitë kyçe për hapat e ardhshëm të planit të brishtë të armëpushimit në Gazë. Kjo do të jetë vizita e pestë e Netanyahu-t në Shtetet e Bashkuara këtë vit për të takuar aleatin kryesor, Trump. Vizita vjen ndërsa administrata Trump dhe ndërmjetësit rajonalë po përpiqen të avancojnë në fazën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Mësohet se Netanyahu do të niset për SHBA sot dhe do të takohet me Trump një ditë më vonë në Florida, teksa nuk specifikohet vendi i takimit. Edhe Trump ka deklaruar...
Burimi:
javanews.al