GATI T’I JAPE FUND LUFTES PA RIHAPJEN E HORMUZIT
Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë ndihmësve se është i gatshëm të përfundojë fushatën ushtarake kundër Iranit edhe nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, raporton Wall Street Journal. Sipas raportit, Trump synon të arrijë qëllimet kryesore: dobësimin e marinës iraniane, reduktimin e stoqeve të raketave dhe qetësimin e tensioneve, ndërkohë që ushtron presion mbi Teheranin për të rifilluar tregtinë e lirë përmes ngushticës, një rrugë kyçe për eksportin e naftës. Mbyllja e ngushticës ka rritur çmimet e naftës dhe ushqimeve globalisht, duke goditur veçanërisht ekonomitë europiane dhe britanike. Trump dhe ndihmësit e tij kanë vlerësuar se një mision për të hapur ngushticën mund të zgjaste konfliktin përtej planit të tyre prej katër deri në gjashtë javësh. Nëse negociatat dështojnë, SHBA-të do t’i kërkojnë...
Burimi:
ntv.al