Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

Rusia po zgjeron njësitë ushtarake në kufirin me NATO-n, duke u dhënë atyre përvojë beteje në Ukrainë, dhe mund t’i përdorë ato si qendra në një konflikt me NATO-n pas luftës. Kështu ka bërë me dije inteligjenca lituaneze në vlerësimin e saj vjetor të kërcënimeve të sigurisë. Nëse hiqen sanksionet, Rusia do të jetë gati për një “konflikt ushtarak në shkallë të gjerë” me NATO-n brenda gjashtë vjetësh, tha vlerësimi i inteligjencës. “Rusia ka të ngjarë të krijojë jo vetëm një ushtri 30-50 për qind më të madhe se sa kishte para luftës, por edhe një ushtri relativisht moderne. Rezervat strategjike të armëve dhe municioneve do të rivendosen plotësisht. Rusia do të jetë gati për një konflikt ushtarak konvencional me NATO-n”, tha raporti i inteligjencës...