Garda Revolucionare e Iranit: Rrëzuam një avion F-18 amerikan, SHBA e mohon menjëherë
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se ka rrëzuar një avion luftarak amerikan F-18 mbi jugun e Iranit, në rajonin e Chabahar-it, duke e cilësuar këtë si ndërhyrjen e katërt të suksesshme ndaj avionëve ushtarakë perëndimorë me sisteme të prodhuara në vend.Sipas njoftimit të transmetuar nga IRIB-i, avioni është goditur nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe më pas është rrëzuar në Oqeanin Indian.IRGC pretendon se operacioni u realizua me një “sistem të avancuar mbrojtjeje ajrore” të përdorur nga forcat detare të Gardës Revolucionare, nën komandën e Basij, një strukturë paraushtarake që vepron si pjesë e saj.Vendndodhja e incidentit, pranë vijës bregdetare juglindore të Iranit në Gjirin e Omanit, sugjeron se përplasja mund të ketë ndodhur në një zonë detare pranë kufirit me Pakistanin.Avioni i...
Burimi:
ntv.al