Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në: Lufta mund të shtrihet përtej rajonit

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në: Lufta mund të shtrihet përtej rajonit

Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me zgjerim të konfliktit përtej Lindjes së Mesme, nëse ndaj Iranit ndërmerren sërish sulme ushtarake. Në një deklaratë të fortë, forca elitare ushtarake iraniane u shpreh se po i përgjigjet kërcënimeve të asaj që e cilëson si “armiku amerikano-sionist”, pas paralajmërimeve nga presidenti amerikan Donald Trump dhe JD Vance për mundësi rifillimi të sulmeve në mungesë të një marrëveshjeje paqeje me Teheranin. “Ne ende nuk i kemi vendosur të gjitha kapacitetet e Revolucionit Islamik kundër tyre,” thuhet në deklaratë. Më tej, Garda Revolucionare paralajmëron se në rast të një agresioni të përsëritur, “lufta e premtuar rajonale këtë herë do të shtrihet përtej rajonit” dhe se do të ketë “goditje shkatërruese në vende të papritura”. Përplasjet vijnë...