“Garda, një organizatë terroriste”, Bashkimi Europian shton presionin ndaj Republikës Islamike të Iranit
Ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel për çështjen e Iranit. Para takimit, përfaqësuesja e lartë e unionit, Kaja Kallas, u shpreh se ka shumë gjasa që BE ta përfshijë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste. “Po vendosim sanksione të reja ndaj Iranit dhe gjithashtu pres që të vendoset Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste. Nëse sillesh si terrorist, duhet të trajtohesh si terrorist.” Ajo shtoi se ky hap e vendos Gardën Revolucionare në të njëjtin nivel me grupet xhihadiste si Al-Kaeda dhe Shteti Islamik. “Vlerësimi është se kanalet diplomatike do të mbeten të hapura edhe pasi Garda Revolucionare të përfshihet në listë.” Ky veprim nga BE-ja do t’i dërgonte një mesazh të fortë dënimi...
Burimi:
vizionplus.tv