Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Futi 40 të afërm në Parlament/ Gruaja e Maduros kontrollonte besnikërinë e gjyqtarëve dhe ishte figurë kyçe në trafikun e drogës
Nga Jennifer Renk, BILD Ndërsa bota i ka sytë te diktatori i Venezuelës, Nicolás Maduro, ajo mbetet pothuajse në hije: Cilia Adela Flores de Maduro. Ashtu si bashkëshorti i saj, ajo u arrestua natën duke u gdhirë e shtuna gjatë një operacioni spektakolar të ushtrisë amerikane në Karakas. Aktualisht ajo po pret gjyqin në një burg në Brooklyn. Kush është kjo grua – dhe për çfarë akuzohet? Flores ka lindur në vitin 1956 në qytetin Tinaquillo, në shtetin Cojedes, në një fermë. Që e vogël ajo u zhvendos me pesë vëllezërit e motrat në Karakas. Në moshën 32-vjeçare ajo përfundoi studimet për drejtësi – diplomë që do ta çonte drejt krahëve të Maduros. Flores dhe Maduro u njohën në vitet 1990. Ajo ishte avokate e...