Fushata zgjedhore e Viktor Orban-it merr kthesë të re, analiza e DW: Po shpik kërcënime për të qëndruar në pushtet
Kryeministri hungarez Viktor Orban po përpiqet të qëndrojë në pushtet dhe sajon kërcënime të politikës së jashtme gjatë fushatës zgjedhore, veçanërisht që burojnë nga Ukraina. Kjo po përshkallëzohet në krizë evropiane. Për të shkëputur vëmendjen nga korrupsioni, nepotizmi dhe situata e rëndë ekonomike para zgjedhjeve të 12 prillit, kryeministri hungarez Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz shpikën kërcënime të jashtme fiktive: një “Ukrainë të drejtuar nga mafia”, një “Bruksel luftarak” që dëshiron të rrisë taksat në Hungari dhe të eleminojë rekrutët hungarezë në front, dhe miliona emigrantë të paligjshëm që sulmojnë kufijtë hungarezë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Deri tani, asnjë nga këto nuk ka qenë në gjendje ta nxjerrë partinë e Orban-it nga rënia e saj në sondazhe. Gjithnjë e...
Burimi:
top-channel.tv