Fushata kundër emigracionit në SHBA, kush është 37-vjeçari që u qëllua për vdekje nga agjentët federalë në Minneapolis

Fushata kundër emigracionit në SHBA, kush është 37-vjeçari që u qëllua për vdekje nga agjentët federalë në Minneapolis

Një video e re ka rritur dyshimet mbi rrethanat e vdekjes së Alex Pretty, një infermier 37-vjeçar që u qëllua dhe u vra nga agjentët federalë në Minneapolis. Policia e qytetit konfirmoi se viktima ishte një shtetas amerikan, i cili nuk kishte precedentë penalë dhe nuk ishte i përfshirë në aktivitete kriminale të mëparshme. Pamjet e fundit, që po qarkullojnë në mediat sociale, pretendojnë se kapin një moment të grindjes para se të ndodhnin të shtënat fatale. Në video, duket një përleshje mes disa agjentëve dhe 37-vjeçarit i cili është i gjunjëzuar në tokë, duke tentuar të mbrohet. Akuzat që shoqërojnë videon sugjerojnë se ai nuk ka nxjerrë armën e tij të zjarrit të regjistruar ligjërisht, as gjatë sulmit ndaj tij nga agjentët. Sipas raportimeve,...