Fushata 220 milion dollarëshe dhe dyshimet për marrëdhënie seksuale me vartësin e saj, ja pse Trump e shkarkoi sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem

Fushata 220 milion dollarëshe dhe dyshimet për marrëdhënie seksuale me vartësin e saj, ja pse Trump e shkarkoi sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem

Një fushatë reklamuese prej 220 milionë dollarësh dhe mosreagimi i saj ndaj thashethemeve për një marrëdhënie e fshehtë me vartësin e saj, Corey Lewandowski, duket se kanë qenë dy faktorët përcaktues që e çuan Donald Trump të shkarkonte Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem. Noem, e cila është sekretarja e parë që shkarkohet gjatë mandatit të dytë të Trump, u pyet për të dyja çështjet në dëshminë para komisioneve të Senatit të martën dhe të mërkurën. Siç raportohet nga mediat amerikane, përgjigjet që ajo dha e zemëruan presidentin amerikan, i cili në një intervistë me NBC News iu referua posaçërisht fushatës reklamuese të Noem, duke thënë: “U habita. Shpenzova më pak para për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara. Nuk e dija këtë”. “Si...