Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Fundoset varka me emigrantë në Gambia, të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur
Të paktën shtatë emigrantë u mbytën dhe një numër ende i papërcaktuar personash rezultojnë të zhdukur pas një mbytjeje anijeje gjatë natës në brigjet e Gambisë. Sipas autoriteteve, mjeti lundrues besohet se transportonte mbi 200 persona, ndërsa 96 prej tyre u shpëtuan, njoftoi të enjten qeveria në Banjul. Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se bëhet fjalë për një aksident të rëndë detar, ku një anije me emigrantë u përmbys rreth mesnatës së 31 dhjetorit pranë fshatit Xhinak, në rajonin e Bregut Verior (veriperëndim). Marina ushtarake, e njoftuar pas një sinjali rreziku, nisi rreth orës 01:00 një operacion kërkim-shpëtimi me mjete të saj dhe me ndihmën e një anijeje peshkimi. Anija e mbytur u gjet e përplasur në një plazh me rërë. Autoritetet...