Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale
Franca do ta përfshijë në ligj fundin e të ashtuquajturave “të drejta bashkëshortore”, ose idenë se martesa nënkupton një detyrim për të kryer marrëdhënie seksuale. Një projektligj i miratuar të mërkurën në Asamblenë Kombëtare shton një klauzolë në kodin civil të vendit për të bërë të qartë se martesa nuk krijon një “detyrim për marrëdhënie seksuale”. Ligji i propozuar gjithashtu e bën të pamundur përdorimin e mungesës së marrëdhënieve seksuale si argument në një divorc të bazuar mbi fajin. Edhe pse ka gjasa të mos ketë ndikim të madh në gjykata, mbështetësit shpresojnë që ligji të ndihmojë në parandalimin e përdhunimit brenda martesës. “Duke lejuar që një e drejtë apo detyrim i tillë të vazhdojë, ne kolektivisht po japim miratimin tonë për një sistem dominimi...
Burimi:
javanews.al