Frika për të ardhmen e popullsisë shtyn Ukrainën drejt një programi unik, ngrirjen e spermës së ushtarëve në luftë
Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka nisur një program që u mundëson ushtarëve në front të ngrijnë spermën falas, raportoi BBC. Sipas ligjit, mostrat ruhen pa pagesë deri në tre vjet pas vdekjes së tyre dhe mund të përdoren nga partneret, nëse ekziston pëlqimi me shkrim. Programi synon jo vetëm të mbështesë familjet e ushtarëve, por edhe të adresojë krizën demografike që ekzistonte para pushtimit rus dhe që është përkeqësuar nga numri i madh i burrave të vrarë në luftë, shumë prej të cilëve të rinj. Deputetja Oksana Dmitrieva, bashkautore e projektligjit, tha se nisma është menduar si një investim për të ardhmen. “Po mendojmë për të ardhmen dhe për të gjithë të rinjtë që kemi humbur. Ushtarët tanë po mbrojnë të ardhmen tonë,...
Burimi:
top-channel.tv