Frika për Groenlandën, NATO nis ‘Rojen e Arktikut’: Rrugëdalje nga kriza

Frika për Groenlandën, NATO nis ‘Rojen e Arktikut’: Rrugëdalje nga kriza

Në mesin e tensioneve mes dy vendeve anëtare të saj, SHBA-së dhe Danimarkës lidhur me fatin e Groenlandës, NATO-ja nisi zyrtarisht misionin “Roja e Arktikut”, me synimin për të forcuar praninë dhe pozicionin ushtarak të aleancës në rajonin e shumëlakmuar. Disa diplomatë të aleancës i thanë më herët REL-së se një angazhim i tillë në Arktik mund të shërbente si zgjidhje për të zbutur krizën. Pas një takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte, në Davos të Zvicrës muajin e kaluar, u arrit dakordësia që NATO të marrë një rol më të madh në zonën përreth ishullit, me qëllimin të pengohen ndërhyrjet e mundshme nga Kina dhe Rusia, si atje ashtu edhe më gjerë në Arktik. Rutte vetë deklaroi në...