Frika për aneksimin e Groenlandës ringjallet pas operacionit amerikan në Venezuelë

Frika për aneksimin e Groenlandës ringjallet pas operacionit amerikan në Venezuelë

Sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Venezuelës dhe kapja e presidentit të saj, Nicolás Maduro, kanë ringjallur frikën për një aneksim të mundshëm të Groenlandës nga ana e Amerikës. Kjo vjen pasi anëtarët e lëvizjes Maga të Donald Trump-it, me entuziazëm, kanë shprehur synimet e tyre ndaj territorit danez pas operacionit në Amerikën e Jugut. Vetëm pak orë pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë, podcasterja e krahut të djathtë Katie Miller – bashkëshortja e Stephen Miller, zëvendësshefit të fuqishëm të stafit të Donald Trump-it për politikën – postoi në platformën X një hartë të Groenlandës të mbuluar me yjet dhe shirita amerikanë, shoqëruar me mbishkrimin: “SË SHPEJTI.” Kjo provokoi reagime të menjëhershme. Kërcënimi për aneksimin e territorit të pasur me minerale, i cili...