Frika e sulmit nga Rusia, PE jep “OK” për krijimin e një “Shengeni ushtarak”!
Parlamenti Evropian po bën thirrje për krijimin e një “Shengeni ushtarak”, për një sulm të mundshëm rus, duke kërkuar heqjen e kufijve të brendshëm të BE-së për lëvizjen e trupave dhe pajisjeve, si dhe përmirësimin e hekurudhave, rrugëve, tuneleve dhe urave. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka rikthyer në plan të parë lëvizshmërinë ushtarake dhe nevojën urgjente për të lehtësuar lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave, pajisjeve dhe burimeve në të gjithë Evropën, thonë eurodeputetët. Ata theksojnë se lëvizshmëria ushtarake është një faktor thelbësor për sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët evropiane, por edhe një element thelbësor për sigurinë e krahut lindor, në veçanti të vendeve baltike dhe Polonisë. Rritja e financimit Rezoluta e Parlamentit mirëpret propozimin e Komisionit për të rritur buxhetin për lëvizshmërinë...